Categories
Uncategorized

OAK LAWN APARTMENT COMPLEX EVACUATED DUE TO HIGH CO LEVELS

The Dallas Fire Rescue responded to a carbon monoxide explosive around 7:17pm this evening at the Radius Turtle Creek Apartments, 3604 Cedar Springs Road.

Officials say three workers were using a gas-powered pressure washer in the underground parking garage with little ventilation for the toxic fumes. There was a buildup of carbon monoxide in the underground garage and also throughout the five-story apartment building. Approximately 200 residents have been evacuated from the building.

Dallas Fire Rescue paramedics transported the three workers with potential CO poisoning to local hospitals. Their conditions have not been released.

Firefighters are working to ventilate the apartment building and parking garage to safely release the toxic fumes.

Expect heavy activity in this area.

Categories
Uncategorized

Çka tha të rëndë Vuçiqi në fjalimin që u paralajmërua si prej më të “rëndëve”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me serbët e Kosovës. Ai ka folur gjërë e gjatë e për shumë tema, në fjalimin të cilin vartësit e tij e quajtën më të rëndin për “popullin serbë”. Si zakonisht, fjalimi u theksua me tone viktimizuese e dramaticitet të shtuar…dhe, natyrisht, ishte e mbushur me shumë propagandë.

Vuçiq foli për dialogun Kosovë-Serbi, e posaçërisht për takimin e 18 gushtit, të cilën tha se kishte disa detyra kryesore.

Duke folur për tensionet e fundit në veri të shtetit kosovar, Vuçiq tha se në Kosovë po persekutohen populli serb, duke shtuar se do të shpëtojë serbët në Kosovë.

Por, Vuçiq tha se dëri më 1 shtator shpreson të arrihet një marrëveshje për reciprocitetin për targa dhe dokumente.

Ndryshe, në takim janë parë edhe zyrtarët e Listës Serbe, e madje Dalibor Jevtiq, kryetar i Shtërpcës, foli në konferencë, dukë thënë se serbët po vihen në pozitën më të vështirë, me qëllim për t’u detyruar të largohen nga Kosova.

Dramatiku Vuçiq
Presidenti i Serbisë në fjalimin e tij të gjatë është treguar si gjithmonë dramatik. Duke folur për takimin e 18 gushtit mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se kishte katër qëllimë në dialog.

“Dua të them për hir të botës se ne kishim katër detyra themelore. E para ishte të bënim gjithçka që mundëm për të ruajtur paqen,e dyta ne duhej të shmangnim dënimin e plotë nga perëndimi, e treta ishte që të kujdeseshim se si do të dukej në të gjitha anët e botës dhe e katërta për të siguruar mbijetesën e popullit tonë në Kosovë” ,ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Vuçiq deklaroi se Serbia është vendosur në qoshe, duke dërguar një mesazh të qartë për serbët e Kosovës.

“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe. Sido që të jetë, mesazhi ynë për popullin e Kosovës është se nuk do të ketë kolona refugjatësh, do ta shpëtojmë popullin tonë nga pogromet dhe persekutimet”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve, Vuçiq kërkoi që të tilla dokumente të mos u lëshohen serbëve, por vetëm atij kurdo që viziton Kosovën.

“Shqiptarët thonë se duam t’ju japim një dokument si ky i yni i lëshuar nga Serbia qendrore. Ne themi pa problem. Kur Aleksandar Vuçiq të hyjë në Republikën e Kosovës, jepini ato letra, por nuk mund t’u lëshoni letra të tilla njerëzve që jetojnë në veri të Republikës së Kosovës. Por ata nuk u interesuan që ta zbatojnë atë për mua dhe për ju, u interesuan vetëm për ta shkatërruar jetën e qytetarëve që jetojnë në veri. Dhe ata refuzuan, sepse pika e vetme është torturimi i popullit tonë në Kosovë dhe dëbimi i tyre”, tha tutje Vuçiq.

Tutje, shefi i Serbisë tha se shpreson në një marrëveshje për reciprocitetin për targa dhe dokumente më 1 shtator. Madje, ai tregoi edhe parimet e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare.

“Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare”, ka thënë Vuçiq në konferencën për media.

Përkundër kësaj, Vuçiq tha se serbët nuk janë budallenj dhe se dinë se çka është NATO.

“Serbët nuk janë budallenj dhe ata e dinë se çka është NATO, tashmë kanë vuajtur nga NATO dhe nuk iu shkon mendja që ta përjetojnë më”, tha Vuçiq.

Ndërsa kryetari i Shtërpcës, Delibor Jevtiç duke gënjyer tha se Qeveria Kurti po synon t’i largojë serbët nga Kosova.

“Nuk është thelbi i targave dhe dokumenteve, por se për një kohë të gjatë ka qenë nevoja që serbët të vihen në pozitën më të vështirë, që të largohen nga Kosova”, tha Jevtiq.

Kujtojmë që më 18 gusht, përkundër takimit të gjatë 5 orësh nuk u arrit asnjë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Categories
Uncategorized

Hoqi flamurin turk nga kulla e rojës në Durrës, Molla: Jam shpallur “non grata” nga Turqia

Leon Molla, është një qytetar shqiptar i cili u shpall “non grata” nga Turqia dhe u dënua me dy vite burgim nga Gjykata e Lezhës, pasi ishte organizatori i një proteste në vitin 2017, ku u hoq flamuri turk që ishte vendosur në hidrocentralin e Qafë Mollës në Mirditë.
Për “Euronews Albania”, Molla u shpreh se i jep të drejtë qytetarit i cili bëri të njëjtin veprim si ai ditën e djeshme në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi në det.

Gjithashtu, Molla bëri të ditur se është shpallur “non grata” edhe nga Serbia, për shkak të një interviste të dhënë nga ai në televizionin shtetëror kroat.

“Për një akt të tillë, jam shpallur “non grata” nga Turqia dhe i dënuar nga Gjykata e Lezhës. Për mua është një turp dhe për rastin për djalin që ka hequr flamurin turk, i them një bravo të madhe, sepse aty nuk ka qenë institucion. Kemi komunitetin shqiptar në Turqi, ku shteti turk nuk ia lejon të valëvisë flamurin shqiptar, nuk kanë hapur një shkollë shqipe”, tha ai.

“Ndërsa, në Shqipëri në çdo vend, në çdo institucion ku nuk i përket të valëvitet flamuri turk, e vendosin. Motivacioni? Thjesht shteti francez më ka treguar që ju nuk keni të drejtë të shkoni në Turqi. Para 4 muajve, më ka ardhur i njëjti dokument, por ndryshe nga ai turk, ju nuk keni të drejtë të shkelni në territorin e Serbisë, për shkak të interviste që kam dhënë në televizionin shtetëror kroat”, theksoi ai.

Ditën e djeshme, një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det.

Categories
Uncategorized

E pabesushme ky është qyteti ku vidhet rryma më së shumti në Kosovë e thot Buzhala

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova ka thënë se kanë dërguar deri në 5 mijë lëndë brenda vitit në gjykatë për vjedhje të rrymës.
Por, sipas tij rreth 80 për qind e këtyre lëndëve nuk janë shqyrtuar fare.

“Ky duhet të jetë alarm më tepër për gjykata, KEDS-i e ka kryer pjesën e vet sa ka mundur dhe ku ka mundur, vazhdimisht jemi në aksione, i dërgojmë me mijëra lëndë, deri në 5 mijë lëndë brenda vitit i kemi dërguar në gjykata sa i përketë vjedhjes së energjisë elektrike dhe prej tyre diku 80 për qind nuk janë shqyrtuar fare”, tha ai.

Buzhala është shprehur se rryma më së shumti vidhet në rajonin e Mitrovicës, përcjell Klankosova.tv.

“Më së keqi në këtë aspekt qëndron rajoni i Mitrovicës, pastaj edhe një pjesë e Deçanit dhe Drenicës nuk është se i kanë punët mirë, ka qenë Podujeva problematike një kohë të gjatë, por fatmirësisht është rregulluar, Kodra e Trimave në Prishtinë ka qenë problematike, mirëpo është përmirësuar ndjeshëm, pra kemi punuar vazhdimisht që kjo të përmirësohet, jemi duke e rregulluar këtë sistem, por hajnitë duhet të luftohen më të shumti nga organet rendit dhe të drejtësisë”, u shpreh tutje ai.

Categories
Uncategorized

Zogaj për Kurtin: I paaftë si kryeministër, mashtrues si politikan Si e komentoni?

Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Albin Kurti duke e quajtur atë si të paaftë si kryeministër dhe mashtrues si politikan.

Përmes një postimi në Facebook, Zogaj ka shtuar se Kurti është kryeministër për të njëjtën kohë sa ka qenë edhe Isa Mustafa por edhe më shumë se sa Avdullah Hoti, dhe se në asnjërën prej këtyre qeverive nuk kemi parë krizat si në qeverinë Kurti.

“Albin Kurit deri me tash ka qendru ne karrigen e kryeministrit afersisht sa kete pozite e ka mbajtur Isa Mustafa, 2 vjet e dicka, po ashtu aq sa KM ka qene Haradinaj, dhe dyfish me shume sesa Hoti. Ne asnjeren prej ketyre nuk kemi pare krizat qe KM Kurti i ka prodhu gjate kesaj periudhe. I paafte si kryeminister, mashtrues si politikan”, ka thënë Zogaj.

Categories
Uncategorized

Ja qfar ju ndodh pushuesve ne Ksamil sdo ta besoni (VIDEO)

Ndodh vetem ne Shqiperi ku ne mes te pushuesve te hidhen ujrat e zeza ne mes te plazhit. Te besh me qindra kilometra dhe ne fund te harxhosh nje shume te madhe parash gjen nje plazh te till. Ku ti shkon te clodhesh dhe ujrat e zeza jane prane teje.

Ne plazhin e Ksamilit pushuesit kane filmuar nje video ku ujra e zeza hidhen ne mes te dites dhe ku ka pushues.Shikoni se si nxihet plazhi.

Qytetarja shkruan:
“Prsh Joq, Shikoni pak cfar behet ne plazhin e Ksamilit derdhen ujrat e zeza ne det, gjithe kjo bukuri qe esht ketu ndotet nga kto ujra”

Ndersa komentet jane epike njeri me i bukur se tjetri.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=601601048340833

Categories
Uncategorized

LAJMI I FUNDIT – Presidenti i Shqipërisë nuk pranon ta takojë LDK-në në zyret e saj

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Por, edhe pse vizita e parë në vendin tonë, një telashe i ka ndodhur menjëherë. Më konkretisht, me LDK-në.

Shumë prej rrugëve të kryeqytetit janë bllokuar për t’i ofruar qarkullim të lirë eskortës së presidentit shqiptar të cilit gjysma e Kosovës ende nuk ia di as emrin. Megjithatë, rruga që të çon drejt zyreve të LDK-së, partisë më të vjetër parlamentare në vend, nuk do të përshkohet prej tij.

Burime të gazetës Nacionale kanë njoftuar se presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ftuar në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun (ashtu siç mund të ketë ftuar edhe krerët e partive tjera parlamentare) por ka shtruar një kërkesë specifike: takimi të mos ndodhte në zyret e Lidhjes Demokratike.

Burime të Nacionales kanë njoftuar se Abdixhiku ka refuzuar krejtësisht kërkesën e presidentit shqiptar.

“Kemi vendos mos me u taku pas asaj kërkese. Takimi me presidentin e mëparshëm Meta ka ndodh në zyret tona, e edhe me liderët e tjerë të Shqipërisë.” – na tha burimi.

Për më tepër, kërkesa e Begajt besohet se do të çojë edhe në një refuzim të plotë të takimit me presidentin Begaj.

Presidenti 55 vjeçar shqiptar do të zhvillojë vizitë dyditore në vendin tonë. Ai u zgjodh presidenti i nëntë i Shqipërisë më 24 korrik të vitit 2022 duke pasuar Ilir Metën. Më herët, ai ka shërbyer në ushtrinë e Republikës së Shqipërisë.

Ish presidenti Meta disa ditë para se të dorëzonte mandatin ishte po ashtu për vizitë zyrtare në Kosovë, ku përveç krerëve institucionalë u takua edhe me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, pikërisht në zyret e kësaj partie.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike (LDK) është parti e qendrës së djathtë që funksionon që nga 23 dhjetori i vitit 1989 dhe ka pasur vazhdimisht raporte të mira me liderët e Shqipërisë.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh presidenti shqiptar Begaj ka refuzuar që të takohet me krerët e LDK-së në zyret e kësaj partie politike.

Burimi : NACIONALE

Categories
Uncategorized

Shkonte në Durrës për plazh, gruaja nga Tirana u hynte në shtëpi burrave, ja çfarë i bënte

Arr esohet ne Durres një grua, e cila hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë.

Është vënë në pranga shtetasja G.L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasja e mësipërme është autore e 2 vje dhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vje dhje, konkretisht:

Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare. Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vj edhë banesën e shtetasit A.D.

Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës. Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.

Categories
Uncategorized

‘Kur ta lexoni, duhet të qani për atë që ju pret’! Bie niveli i lumit, zbulohet paralajmërimi shekullor

Thatësira e pazakontë ka bërë që niveli i lumenjve të ulet si asnjëherë në Evropë. Në shtretër janë zbuluar mesazhe paral ajmëruese shekullore, raportojnë mediat.

Gurët “e tmerrshëm” njihen si ” Hungersteine “, ose “Gurët e urisë”, tha reporteri gjerman Olaf Koens në një postim në Twitter më 11 gusht.

Një nga këta gurë është i ngulitur në lumin Elba , i cili shkon nga malet e Çekisë përmes Gjermanisë deri në Detin e Veriut.

Guri, që daton nga një thatësirë në 1616, është përsëri i dukshëm në shtratin e thatë të lumi. Paral ajmërimi thotë, “Wenn du mich seehst, dann weine” – “Nëse më shihni, q ani”.

” Gurët e urisë ” si ky u përdorën si “pika referimi hidrologjike” në të gjithë Evropën Qendrore, raportoi NPR kur gurët u shfaqën për herë të fundit gjatë një thatësire të vitit 2018.

Këta gurë janë “të gdhendur me vitet e vështirësisë dhe inicialet e autorëve të humbur në histori”.

Mbishkrimet bazë paralajmërojnë pasojat e thatësirës. Thatësira kishte sjellë një korrje të keqe, mungesë ushqimi, çmime të larta dhe uri për njerëzit e va rfër. Gurët përkujtojnë thatësirat historike.

Thatësira aktuale e Evropës është sigurisht historike. Shkencëtarët në Observatorin Evropian të Thatësirës thanë se thatësira është në rrugën e duhur për të qenë më e keqja në 500 vjet.

Sipas observatorit të thatësirës , 47% e Evropës është në kushte paral ajmëruese thatësire, që do të thotë se toka ka një deficit lagështie. Një tjetër 17% është në gatishmëri, që do të thotë se bimësia në zonë po preket nga kushtet e thata.

Categories
Uncategorized

DJ-i që shkoi të bëj muzikë në një shtëpi në Kosovë vjedh një iPhone 7 – zbulohet nga pronari

Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Gexhë në komunën e Rahovecit, ku në një aheng familjar është vjedhur një telefon, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa dje është arritur që të identifikohet personi i dyshuar. Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka vjedhur një telefon të tipit iPhone 7, është DJ të cilin e kishin marrë për t’i argëtuar mysafirët me muzikë.

Njësitet policore kanë arrestuar 31-vjeçarin i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.

Para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.