Categories
Uncategorized

Haradinaj i ashpër me Kurtin: Nuk je as i pari as i fundit që e humb rrugën, po doni me bë llugë me Serbi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook i cili ka thënë se parametrat e Qeverisë po e rrezikojnë vendin në disa rrafshe, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas, Haradinaj Qeveria Kurti e ka ndarë shoqërinë me thikë, ndërsa sa i përket religjionit po nxit tema që po e rrezikojnë identitetin kombëtar.

“Po flitet se doni me e ba llugë edhe në procesin e dialogut me Serbinë. Në vend që të insistohet vetëm në marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë, ju sikur doni me nënshkru një dokument për mos-sulmim të ndërsjellë. Ky dokument është nënshkruar në qershor të vitit 1999, dhe Kosova nuk kthehet atje më”, shkruan Haradinaj ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Po ju drejtohem juve Albin Kurti, kryeministrit të vendit tim. Nuk është marre me thanë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku.

Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheq. Parametrat e qeverisjes suaj sot janë, jo vetëm të dëmshëm por edhe të rrezikshëm për vendin:Në rrafshin politik, e keni ndarë shoqërinë si me thikë.

Në rafshin fetar po nxitni tema që po e rrezikojnë jo vetëm tolerancën fetare që ndër shqiptarë ka qenë vlerë sublime, por edhe identitetin kulturor e kombëtar.

Qeverisja juaj e ka qitë në gjunjë ekonominë e vendit. Bizneset i keni mbështetur për muri e po i çoni drejt falimentimit. Qasja juaj ndaj komunave është armiqësore.

Shtresen e mesme të shoqërisë, po e shndërroni në kategori sociale. Mijëra mësues, mjekë, policë, shërbyes civilë, punëtorë të sektorit publik e privat, por edhe të tjerë, sot kanë problem me mbijetu me pagat që ju i keni lënë ne vendnumëro, duke e bllokuar ligjin e pagave, që kish marrë udhë qysh në qeverisjen time, e kur inflacioni ishte zero.

Në vendin ku qeverisni ju, Ministria e Ekonomisë ka shpenzuar zero euro për kapacitetet gjeneruese energjetike, e në verë paralajmëroni reduktime katastrofike të rrymës, deri në 6 orë terr. Me këtë politikë, Kosovën doni me e ngri në dimër.

Po flitet se doni me e ba llugë edhe në procesin e dialogut me Serbinë. Në vend që të insistohet vetëm në marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë, ju sikur doni me nënshkru një dokument për mos-sulmim të ndërsjellë. Ky dokument është nënshkruar në qershor të vitit 1999, dhe Kosova nuk kthehet atje më.

Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Është fisnike me ditë kur me u tërheq. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme se sa karrigia e kryeministrit.

Categories
Uncategorized

Asteroidi gjigant po i afrohet sot Tokës, NASA paralajmëron: Do të vijnë shumë të tjerë

NASA ka paralajmëruar se disa asteroidë do të bëjnë kalimin e tyre më të afërt me Tokë, duke përfshirë një asteroid 190 metra të gjatë.
Muaji gusht duket si koha perfekte për vëzhguesit e qiellit për të parë yjet. Ata kanë akses në shiun e meteorëve të Perseidit dhe superhënën e fundit, si dhe shumë ngjarje të tjera të ardhshme që do t’i lënë njerëzit të mahnitur.

Ndërsa këto dhurojnë spektakël për syrin, ka objekte të tjera në qiell që përhapin tmerr, raporton abcnews.al.

Disa shkëmbinj hapësinorë po fluturojnë nëpër hapësirë, duke paraqitur një kërcënim të madh për Tokën. Dje, asteroidi gjigant 2022 OT1, 110 feet (33 m), fluturoi në një distancë të afërt prej 4.7 milionë kilometrash nga Toka.

NASA thotë se asteroidët normalisht udhëtojnë rreth diellit, por mund të ndryshojnë shtigjet e tyre orbitale për shkak të forcës gravitacionale të planetëve, gjë që ndonjëherë mund t’i bëjë ata të përplasen me veten e tyre.

Vëzhgimi i asteroideve nga NASA ka treguar se katër asteroidë do t’i afrohen Tokës në ditët e ardhshme.

Një nga asteroidët më të mëdhenj do të jetë 190 metra i quajtur 2022 PC, i cili do të kalojë brenda 6.3 milionë kilometrave nga planeti ynë më 18 gusht.

Është shumë më i madh se asteroidi që kaloi pranë Tokës dje. Ai do të lëvizë me një shpejtësi prej 4.07 kilometra në sekondë.

Megjithatë, ka një tjetër “tmerr” që po afrohet Tokës shumë më tepër se të gjithë këta asteroidë.

Më 16 gusht, shkëmbi hapësinor 2022 PW do të bëjë afrimin e tij më të afërt në një distancë prej 529,000 kilometrash nga Toka.

Distanca mesatare midis Tokës dhe Hënës është rreth 385,000 kilometra. Megjithatë, është relativisht më i vogël se asteroidët e tjerë që po përgatiten të vizitojnë hapësirën e jashtme rreth Tokës.

Paneli i NASA-s për Asteroid Watch monitoron asteroidët dhe kometat që i afrohen Tokës çdo ditë në një distancë relativisht të afërt për të zbuluar objekte potencialisht të rrezikshme për planetin.

Sipas informacioneve më të fundit, asteroidi 2022 0A4 i madhësisë së avionit po i afrohet Tokës sot me një shpejtësi prej 7.86 km/s.

Categories
Uncategorized

Vuçiq pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka thënë se forcat ushtarake të Serbisë me ato të Kosovës as nuk krahasohen.

Ai ka thënë se nuk e nënvlerëson forcën e Kosovës, por thotë se s’janë për krahasim.

“Sa i përket forcës së forcave tona të armatosura dhe asaj që nuk duhet të ekzistojë, nuk i nënvlerësoj, por thjesht nuk është për krahasim”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Serbia e ka kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, por ashtu nuk kanë mendua ashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët i dhanë mbështetje formimit të ushtrisë së Kosovës.

Categories
Uncategorized

“Projektet më të mëdha kapitale kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit”-Ja kush e thot

Opinionisti Ilir Ibrahimi tha se qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës duhet t’i njihen meritat e shumta në zhvillimin e vendit.

Duke listuar punët që janë kryer gjatë qeverisjes së PDK-së, Ibrahimi tha se investimet më të mëdha kapitale kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit.

Po bëhemi viktimë e këtij diskursi se që 20 vjet është shkatërruar gjithçka kadal, në vitin 2008 vendi e ka shpallur pavarësinë, është suksesi më i madh i popullit shqiptar në këtë shekull, projektet më të mëdha kapitale kanë ndodhur në qeverisjen e zotëri Thaçit, duhet të ia njohim edhe meritat.”

“Cilat janë projektet më të mëdha kapitale që kanë ndodhur në këtë vend? Nëse je i djathtë e përkrah dhe e përqafon atë model ekonomik. A janë projektet më të mëdha që kanë ndodhur gjatë kësaj qeverisje? Të mos bëhemi viktimë e diskursit se qe 20 vjet nuk ka ndodhur asgjë”- tha Ibrahimi në Rubikon.

Tutje Ibrahimi tha se Qeveria Kurti sot krenohet me punët të cilat janë bërë nga pushtetet e mëhershme, derisa shtoi se suksesi më i madh i vendit që është shpallja e pavarësisë ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.

“Që nga shpallja e pavarësisë ky vend ka ndërtuar institucione me të cilat edhe sot kjo qeverisje krenohet. Përmbushja e kushteve për liberalizimin e vizave e ka bërë qeverisja e kaluar, se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, dhe thotë “ne i kemi përmbushur kushtet” dalin flasin për institucionet, shërbyesit civil, institucionet që janë ndërtuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ato i ka bërë dikush, tash të mos hedhim gjithçka në pleh sa na ka ndodhur një 14 shkurt”, tha Ibrahimi.

Categories
Uncategorized

DeI videoja kur Ermal Fejzullahu nxehet keq me qytetarin në Skenderaj

Para disa ditësh në sheshin e Skenderajt përformoi edhe këngëtari Ermal Fejzullahu.
Gjatë kohës që ai ishte duke kënduar në sheshin e kësaj komune një qytetar i hodhi atij llaserin.

Për këtë gjest u nxeh Ermali i cili ndërpreu për disa minuta koncertin dhe djalin e quajti loçko-man e pishpirik.

“ Ooo ti djalë a po e ndal at llaser o loçkaman, a mundesh me ja marr laserin atij pishpiriku, ndale”, dëgjohej teksa thoshte ai.

Kjo video u bë virale në rrjete sociale dhe mori komente të shumta./lajmi.net

https://www.instagram.com/bisedatt/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1548cf57-6739-4fb2-8ac9-62276bb39dff

Categories
Uncategorized

Hoxhë Drilon Gashi: Mbulimi i femrës është traditë arabe, s’ka të bëjë me fenë islame

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, me 10 maj 2021 kishte thëne se mbulimi i femrës është traditë arabe dhe nuk ka asgjë të bëjë me fenë myslimane.

Ai thotë se traditat arabe po shiten si fe.

“Traditat arabe na shiten si fe, nuk është fe që gratë në një vend, burrat në një vend, është traditë arabe, duke u frikësu që ne nuk i lëjmë bashkë me pësu apo punu bashkë vijmë deri te kundërvajtja seksuale”, kishte deklaruar Gashi.

Categories
Uncategorized

Patalajmërimi i frikshëm i BE-së para takimit: Kurti dhe Vuçiq do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano.

“Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë.

Aty thuhet se të dyja palët duhet “menjëherë t’i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më se në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Presidenti i Serbisë, Akeksandër Vuçiq tha se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Një ditë pas kësaj deklarate, kryeministri Kurti tha kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

BE-ja thotë se të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të adresohen përmes dialogut.

“BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë këto tema sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel me 18 gusht.

Bashkimi Evropian rikujton se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë e cila do t’i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, “ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”.

BE-ja thotë se bashkë me EULEX-in në Kosovë, është në koordinim të afërt me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Më 17 gusht, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Një ditë pas, më 18 gusht do të zhvillohet takimi i dy liderëve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky takim ishte thirrur pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Prej atëherë liderët politikë kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për tensionimin e situatës. /REL

Categories
Uncategorized

Gani Gërmia humb vëllaun në lule të rinisë

Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia pak më parë ka njoftuar, se vëllai i tij, Astriti, ka ndërruar jetë.

Dërmaku tha se varrimi do të bëhet nesër në varrezat e Kamenicës.

Më poshtë njoftimi i Visar Dërmakut:

“Sot na la vlla, ta dhash besen qe kom shku në maje po nuk prite ti je ai qe e solle cdo sukses temin e sot bashkë me ty iku edhe gjysma e zemres time. Fytyra ndonjëhere do të buzqesh po nga ky moment kurr shpirti im nuk do jete i lumtur”, ka shkruar ai.

Categories
Uncategorized

Astronauti Britanik Zbulon Misterin Që Po Fshehin SHBA-Të

Një astronaut i famshëm ka thënë se UFO-t e filmuara nga ushtria amerikane mbi 100 herë mund të jenë alienë.

Tim Peake, një nga astronautët e famshëm britanik, tha gjithashtu se UFO-t mund të jenë dëshmi e udhëtimit në kohë.

Gjatë një interviste me ‘Good Morning Britain’, Peake, i cili kaloi më shumë se gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, u pyet për vi’deot, të cilat Pentagoni i dekl’asifikoi kohët e fundit.

Kam dëgjuar një teori ku një pilot po fliste për atë që potencialisht në të ardhmen, ata kanë zhvilluar udhëtimin në kohë, a është diçka që është kthyer nga e ardhmja?

Ndërsa Peake nuk kishte një përgjigje të qëndrueshme, ai ndau disa teori që kishte dëgjuar me audiencën.

Unë nuk mendoj se është një zhvillim i ndonjë kombi shtetëror apo organizate joshtetërore. Unë mendoj se është mjaft e jashtëzakonshme kur shihni pamjet vi’deo.

Një vi’deo tregon një objekt të vogël që kalon me shpejtësi pranë një piloti ushtarak, ndërsa një tjetër tregon trekëndëshat që shkëlqejnë në qiell. Ndërsa teoritë përhapen në internet, asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk ka dhënë një shpjegim specifik për objektet fluturuese. Megjithatë, ata kanë rënë dakord se mënyra se si lëvizin këto objekte është e vështirë të shpjegohet.

Categories
Uncategorized

A e dini se nga cili vend i Drenicës ishte Hasan Prishtina dhe qe po e “krahasojn me Albinin e sotshëm”??

A e dini se nga cili vend i Drenicës ishte Hasan Prishtina dhe qe po e “krahasojn me Albinin e sotshëm”??

Lufta Ballkanike nuk i la mundësi jetëgjatësie arritjes së tij dhe pas pavarësisë së Shqipërisë u emërua ministër në qeverinë e parë dhe më paskryeministër.

Hasan bej Prishtina, i njohur dhe si Hasan Berisha ka qenë politikan shqiptar në Perandorinë Osmane, ndër krerët e disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare osmane duke bërë që me Kryengritjen e vitit 1912