Categories
Uncategorized

Me fashë në këmbë, publikohet fotografia e parë e Vali Corleones pas plag osjes

Me fashë në këmbë, publikohet fotografia e parë e Vali Corleones pas plago sjes

Personazhi i njohur kosovar, Vali Corleone të enjten është pla gosur me armë zjarri.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media e pastaj lajmin e konfirmoi edhe vet Vali.

E dyshuar për plagosjen është e dashura e tij, Anita Syla, të cilës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa Lajmi.net ka publikuar pamje të Valentino Corleone pas lirimit të tij nga spitali.

Categories
Uncategorized

LAJMI I FUNDIT – Keta jane 3 te arrestuarit qe rrëmbyen vajzen 18 vjecare në Mitrovicë

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e tre të dyshuarve për rrëmbimin që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë, ku një 18-vjeçare dyshohet se u keqtrajtua për orë të tëra nga Berat Musliu, Hajdin Musliu dhe Gentian Balaj.

Arrestimin e tre të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se njëri nga ta po hetohet edhe për veprën penale ‘Dh unim’.

Sinjali mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për Berat Musliun, i cili dyshohet se në muajin mars e kishte dhu nuar 18-vjeçaren, por që rasti nuk ishte denoncuar në Polici.

Njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e Musliut, ku gjatë kontrollit kanë gjetur sasi të substancës së dyshuar narkotike, ndërsa në shtëpitë e Hajdin Musliut dhe Gentian Balajt nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe të njëjtit do të hetohen për veprat penale ‘Rrëmbim’, përpos Berat Musliut që ngarkohet edhe me veprën penale ‘Dh unim’.

Të gjitha detajet me ngjarjen e rëndë mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme.

Categories
Uncategorized

LAJMI I FUNDIT – Agjencia e Emergjencave ngre alarmin: Mund të ketë përmbytje në Kosovë

Agjencia Menaxhimit Emergjent AME paralajmëron se mund të ketë vërshime të shpejta në zona të caktuara të Kosovës, sipas rekomandimeve të IHMK-së.

AME apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore.

Njoftimi i plotë:

Mbështetur në rekomandimet e paralajmërimit të hershëm nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK , e me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet ) si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë këtyre ditëve , si pasojë mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara në Kosovë.

Me detyrë zyrtare primare, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të mirave materiale, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, paralajmërojmë dhe udhëzojmë!

Të jemi të gjithë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera -FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), me qëllim të zbatimit të planeve operative emergjente në rastet e vërshimeve (përmbytjeve).

Agjencia Menaxhimit Emergjent AME me këtë rast rekomandon masat e nevojshme dhe të domosdoshme për strukturat relevante komunale për Mbrojtje ,Shpëtim dhe Ndihmë, për:

– Identifikimin (piketimin), evidentimin, vlerësimin e zonave potenciale të rrezikut nga vërshimet si dhe raportimi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent AME;
– Ngritjen e mbikëqyrjes së vazhdueshme të nivelit të lumenjve, të rezervuarëve, dhe ujë mbledhësve tjerë në zonat rurale,
– Rekomandohet Pushteti lokal të ndërhyjë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, prockave dhe ujë mbledhësve në grykat e ngushta –prrockave, ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjve), si dhe vegjetacionit rreth ose afër tyre ,si ( shelgjeve, masave drunore), etj.
– Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike;
– Rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjve dhe prrockave;
– Kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat supozohet se nuk i plotësojnë kushtet bazike të qëndrueshmërisë në raste të valës së të reshurave , por mund të jenë pengesë potenciale për rrjedhje normale të ujit në shtratin e lumit.

Rikujtojmë , se mbrojtja dhe ruajtja e të mirave materiale, ambientit, trashëgimisë kulturore si dhe reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrim ligjorë institucional dhe qytetarë për secilin pjesëtarë në shoqërinë e shtetit të Kosovës!

Qytetaret e RKS rekomandohet të shmangin praninë e tyre afër zonave me rrezik të lartë pranë rrjedhës së lumenjve, prrockave dhe rrugëve të cilat mund të kenë vërshime të shpejta dhe përmbytje dhe sipas vlerësimit nga autoritetet, të bashkëpunojnë me struktura dhe shërbimet emergjente.

Categories
Uncategorized

Profesori i historisë: Mjerim, ma mirë me i mbyll krejt shkollat shqipe se me e leju shaminë

<h4>Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atëherë më mirë është të mbyllen shkollat shqipe.</h4>
“Shaminë duhet me ndalu në Kosovë, unë do të jem kundërshtari më i madh i kësaj çështje”, tha ai.

&nbsp;

“Nëse kryeministrit, presidentja, kuvendi, qe lejon që me u votu problem I shamise, unë do të distancohem edhe nga të gjitha institucionet e Kosoves dhe do te jem kundershtari më i madh. Nuk do të jetë bash leht me kalu këto cështje, ky është mjerim i mjerimit. Nese lejohen shamiat unë jam I mendimit që me I mbyll shkolla shqipe krejt, niher duhet me I mbyll krejt shkollat shqipe pastaj me u leju shamiat”, tha ai.

 

https://www.facebook.com/watch/gazetablicvideo/

Categories
Uncategorized

Video virale, tmerrohet ushtari i Putinit, ukrainasi e ‘kap’ duke fjetur në mal

Një video ku shihet një ushtar rus duke fjetur në pyll dhe u zgjua papritur teksa i ishte drejtuar arma nga homologu i tij ukrainas, është bërë virale në rrjet.
Nga pamjet duket se ushtari i Putinit është duke pushuar i mbuluar me një batanije të kuqe, ndërsa një ushtar ukrainas, i cili me sa duket po kalonte fshehurazi nëpër një kamp të zbrazët rus, e ka pikasur.

Ushtari rus zgjohet, largon mbulesën dhe sheh me tmerr ushtarin ukrainas që i drejton armën.

“Mirëmbrëma, unë jam nga Ukraina”, dëgjohet të thotë ushtari ukrainas.

https://kosovaime.tv/wp-content/uploads/2022/08/640x360_MP4_4783401527161604419.mp4?_=1

Categories
Uncategorized

Kryeziu: Fytyrat e burrave me mjekrra dhe gratë me shamia, nuk i kanë dhënë diçka këtij kombi

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka folur për disa nga rastet e të drejtave dhe lirive që po komentohen, tash e disa ditë në rrjetet sociale.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kryeziu shkruan se burrat me mjekrra dhe gratë e mbuluara me shami, nuk i kanë sjell asgjë kombit.

Kryeziu thotë se këto janë kanë bërë jetën më të rëndë, teksa cek se lirinë nga vetëvetja ja kanë vështirësuar.

Postimi i plotë:Në fushatën e nënshtrimit, nëpër rrjete sociale po flitet shumë për të drejtat, liritë dhe arritjet!

Fytyrat e burrave me mjekrra e çallme sikurse edhe të grave me shamia, po portretizohen si modele besimi, modele të të drejtave dhe lirive të njeriut, modele të shkencës, të emancipimit dhe zhvillimit kombëtar. Por, vërtetë mua nuk po më kujtohet ndonjë ose asnjë, që me shami e çallme t’i ketë dhënë diçka këtij kombi, përveç disa xhamive, zakoneve që kanë shtyp e shkelë deri në palcë gjysmën e shoqërisë, dhe disa mbishkrimeve arabe në gur varresh.

Vërtetë, nuk më kujtohet asgjë nga këto të mira as për kombin dhe as për të drejtat e mia qytetare, veç se ma kanë ba jetën më të rëndë e lirinë nga vetëvetja shumë më të vështirë. Më kanë ba hisedarë në vuajtjet, nënshtrimin e abuzimin që ua kemi ba të drejtave të nënave, motrave, grave e vajzave tona.

Nuk mund të angazhohesh për liri e të drejta, duke krijuar norma të nënshtrimit dhe abuzimit me të drejtat.

Categories
Uncategorized

Video- Momenti kur Bërnabiq iu arsyetohej policëve kroatë për lundrim të paligjshëm

Media kroate morski.hr, ka kthyer në vëmendje edhe një herë momentin kur tash kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte lundruar ilegalisht në qytetin bregdetar, Krk.

Kjo po bëhet nga mediat kroate pasi Zagrebi ia ndaloi hyrjen javë më parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ky I fundit premtoi publikisht se nuk do të shkojë në bregdetin kroat sa të jetë gjallë.

Kurse, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se ajo s’ka shkuar në shtëpinë e saj në Krk që nga viti 2016 kur u zgjodh për herë të parë ministre për Administratën Shtetërore dhe Vendore.

Në një video e cila është e vitit 2010, Bërnabiq ishte kapur nga policia kroate tek lundronte me skaf 300 metra afër bregut, gjë që s’është e lejuar.

“U nisëm me varkë si zakonisht për në këtë plazh ku nuk ka shumë banorë. Kur u nisëm atje, u nisa pak më shpejtë”, dëgjohet t’i ketë thënë ajo policëve kroatë.

Categories
Uncategorized

Ish-mësuesja ngel shtatzënë pa e ditur që babai i foshnjës ishte studenti i saj

Një ish-mësuese ka treguar se mbeti shtatzënë nga një student i saj dhe këtë e kuptoi vetëm mëngjesin e ditës së nesërme.
Amy Kupps mbeti shtatzënë, gjatë një festë në klub nate, sipas mediave të huaja.

Pas festës ajo shkoi në shtëpi me një djalë që nuk e njihte, por për të cilin tha se ishte i pashëm. Por rezultoi që ish-mësuesja, tashmë modele në “OnlyFans”, në fakt e kishte takuar djalin në fjalë më përpara, në klasën e saj.

Kupps u kujtua se në fakt djali më të cilin kishte kaluar një natë ishte një ish student i saj, kur ky e fundit e quajti “Zysha Kupps”. Tani, 33-vjeçarja po përgatitet për lindjen e fëmijës së saj të tretë.

Amy thotë se ka zgjedhur ta rrisë fëmijën si një nënë beqare. Po ashtu ajo është shprehur se dëshiron të filmojë lindjen për të ndarë më vonë përvojën me fansat e saj.

“Po e bëj që të mund ta ndaj përvojën me fansat e mi”, tha modelja, e cila tani është shtatzënë në muajin e gjashtë. /abcnews.al

Categories
Uncategorized

I shpëtoi jetën nga kanceri, nuk do ta besoni atë qe bën pacienti si mirënjohje për mjekun

Një i ri i mbijetuar i kancerit nga Argjentina e befasoi mjekun që i shpëtoi jetën me një shfaqje shumë të pazakontë mirënjohjeje. Ai u paraqit me një tatuazh në shpinë ku kishte përjetësuar në lëkurën e tij mjekun onkolog që i shpëtoi jetën dhe spitalin ku ai punon.

Disa muaj më parë, Nano Salguero, i lindur në Alejo Ledesma, një qytet argjentinas u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë nga një onkolog lokal.

Ai shkoi menjëherë në spitalin onkologjik të kryeqytetit ku iu nënshtrua edhe një kirurgjie urgjente. Ai u operua nga Dr. Paul Lada, një kirurg onkolog që mban mbi shpinën e tij rreth 42 vjet eksperiencë.

Operacioni i Nano-s ishte një sukses dhe megjithëse teknikisht ende është në rikuperim e sipër, ai kohët e fundit i tregoi mirënjohjen e tij mjekut duke i dërguar atij një fotografi të një tatuazh të madh të fytyrës së tij të buzëqeshur pranë spitalit që punon.

Ai u shpreh për mediat vendase:
Ai më shpëtoi jetën, kisha dhimbje të brendshme, iu nënshtrova një kirurgjie të zorrës së trashë për trajtimin e kancerit. Unë shkova në spital në gjendjen më të keqe të jetës sime dhe u largova me gjithë të mirat.”

Dr Lada nga ana tjetër u befasua, duke thënë se kjo ishte hera e parë që ndonjë prej pacientëve të tij e ka bërë tatuazh në trup, të paktën me aq sa di ai në më shumë se 43 vite shërbim. JOQ Albania

Categories
Uncategorized

“Ta fus plumbin n’kry”/ Mërgimtari ia bllokon hyrjen e shtëpisë dhe e kërcënon kosovarin nga kolona e dasmës

Ahengjet familjare këtë vit kanë shkaktuar shumë incidente, nga të shtënat me armë e deri te kërcënimet e përleshjet mes familjarëve. Derisa organizimet e tilla ende s’kanë mbaruar, edhe ngatërresat nuk po ndalen. Kështu ka ndodhur edhe të mërkurën në fshatin Duhël të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së një qytetari, i cili u kap me një mërgimtar që gjendej në një veturë në kolonën e dasmorëve. Qytetari ka deklaruar në Polici se ia kishin bllokuar hyrjen e shtëpisë, prandaj kjo bëri që ai t’i kërkojë shoferit të veturës që t’ia lirojnë rrugën, por hasi në rezistencë.

Sinjali mëson se mërgimtari dyshohet se përveç që refuzoi ta lirojë atë hapësirë, ai edhe e ka fyer e sharë, sa ka eskaluar situata në kanosje. Sipas viktimës, ai ishte drejtuar me “Ta fus plumbin n’kry”, duke e ekspozuar më pas armën që mbante me vete, thotë burimi.

Përballë kësaj situate ai ka lajmëruar Policinë, me ç’rast ka dhënë edhe deklaratë me detajet e rastit para hetuesve policorë, ku është shprehur se nuk i njeh dasmorët e as personin që e kërcënoi.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim për të bërë identifikimin e të dyshuarit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “kanosje”.